Aktuale

Një tjetër ministër i Ramës përfundon në SPAK

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Prania e saj në këtë institucion ka ngjallur interes dhe vëmendje publike, megjithatë deri në këto momente nuk janë bërë të ditura arsyet konkrete të kësaj paraqitjeje. Burime zyrtare nuk kanë dhënë ende informacion shtesë lidhur me këtë zhvillim, duke lënë hapësirë për spekulime në opinionin publik.

Gjithashtu, nuk ka pasur një reagim të menjëhershëm as nga vetë ministrja, e cila nuk ka komentuar publikisht mbi arsyet e thirrjes apo vizitës së saj në SPAK.

Nga ana tjetër, edhe institucioni i SPAK nuk ka publikuar një njoftim zyrtar që të sqarojë natyrën e kësaj paraqitjeje.

Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje që do të hedhin dritë mbi këtë çështje dhe do të qartësojnë opinionin publik lidhur me situatën.

Të Ngjashme