Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një veturë është përmbysur në Lepenc, dyshohet se ishte me tabela të Kosovës

Një makinë që dyshohet se ishte me targa të Kosovës është përmbysur në lumin Lepenc, përkatësisht afër tunelit në rrugën Shkup-Bllacë.

Ekipet e policisë dhe ato të kërkim shpëtimit janë prej orësh në terren duke kërkuar makinën por pa sukses deri tani.

Në kërkim janë përfshirë edhe vullnetarë që kanë ofruar ndihmë fizike dhe monitorim me dronë.

Kërkimin e ka vështirësuar niveli i lartë i ujit si pasojë e reshjeve të fundit./AM/