Aktuale

Njeriu i bandave fillon luftën me Kozakun, Taulant Balla “miu” i rrjeteve sociale gjobit qytetarët nga “Facebook-u”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili akuzohet si i lidhur me bandat kriminale, ka denoncuar së fundmi tiktokerin e njohur, Kozak Braçin, i cili shfaqet duke hedhur një kanaçe në det teksa lundron në një jaht.

Në videon e publikuar në faqen e tij të “Facebook”, Balla duket se ka marrë rolin e “miut” të rrjetet sociale , teksa kërkon që Kozaku të gjobitet me 200 mijë lekë pasi ka shkelur një nga rregullat kryesore atë të mbrojtjes së mjedisit. “Gjoba për këtë tipin që hedh mbeturinat në det është 200 mijë lekë. O djali nuk e bën dot “të fortin” duke hedh kanaçen në det”, shkruan Taulant Balla përbri videos së publikuar. Pamjet filmike të Kozakut mendohet të jenë që nga vera e 2024, pasi e njëjta video është publikuar nga vetë tiktokeri në rrjetin e tij në Instagram.

Ndërkohë tiktokeri Kozak Braçi i është përgjigjur menjëherë Taulant Ballës, i cili postoi videon e tij këtë fundjavë dhe kërkoi që personazhi i njohur i rrjetit të gjobitet pasi shikohet duke hedhur një kanaçe në det. Në reagimin e bërë në Instastoryn e tij, Kozaku sqaron se video ka më shumë se dy vite që është regjistruar, ndërsa pretendon se e gjitha ka qenë një vlog dhe kanaçja e hedhur është marrë direkt pas mbarimit të xhirimeve. Më tej Kozaku nënvizon se video nuk është regjistruar fare në Shqipëri, ndërsa thotë se për këtë gjest shoku i tij është gjobitur. “Megalluksa ç’a bëtë, si ia kaluat? Tani do i bëj thirrje ministrit, kam qenë në Muykonos me një shokun tim duke bërë një vlog. Kam qenë në mes të Mykonosit para dy vitesh e ca, e ke dhe me datë kur është postruar videon sa e kam hedhur kanaçen e ka marrë ai shoku im direkt prapa.

Madje ky shoku im në Greqi ka paguar gjobë për të. Video nuk është bërë në Shqipëri, mund ta testosh këtë se duken jahtet e vendit”, shprehet Kozaku në reagimin e tij. Megjithatë edhe pse Kozaku sqaron në reagimin e tij se video është filmuar para dy vitesh në Mykonos, Taulant Balla ka theksuar në postimin e tij se personazhi i njohur i TikTok-ut duhet gjobitur pavarësisht se ku apo kur ka ndodhur ngjarja.

Të Ngjashme