Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Non grata drejt burgut? Rithemelimi miraton rezolutën, Berisha del me thirrjen urgjente (Dokumenti)

Ndërsa refuzon të shkojë në Gjykatë për aferën e Partizanit, Sali Berisha ka mobilizuar strukturat e Rithemelimit për të mbrojtur veten e tij dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi, i cili është në burg. Pasditen e sotme Berisha mblodhi Këshillin Kombëtar të Rithemelimit me pretekstin se Edi Rama po shkel çdo të drejtë të opozitës dhe i ka thirrur anëtarët e simpatizantët në protesta të fuqishme për të mbrojtur imnteresin kombëtar, por në fakt ish-kryeministri çdo gjë po e bën për t’iu shmangur një përballje me drejtësinë.

Por nëse Berisha nuk shkon të paraqitet në gjykatë dy herë siç është caktuar nga GJKKO, ai rrezikon ashpërim të masës deri në arrest shtëpie ose burg.

Berisha po bën cdo gjë për të mobilizuar partinë në mbrojtje të tij dhe u kërkon simpatizantëve që të futen në një betejë pa kthim.

“Partia Demokratike i kërkon anëtarësisë, simpatizantëve dhe gjithë shqiptarëve të bashkohen në një front të vetëm të gatshëm për sakrifica në betejë pa kthim për t’u përballur me revanshin e fortë autokratik të qeverisë, si dhe për të mbrojtur vlerat dhe arritjet e shoqërisë shqiptare në këto 32 vite pluralizëm”, thuhet në rezolutën e miratuar.