Është rikthyer funksionimi normal i sistemit për regjistrimin e hyrje/daljeve në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pas një ndërprerjeje teknike që kishte ndikuar në evidentimin e udhëtarëve dhe automjeteve.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se problemi në sistemin elektronik është rregulluar dhe tashmë kalimi në pikat kufitare po zhvillohet normalisht.
Sipas njoftimit zyrtar, sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve është vënë sërish në funksion për të gjitha pikat kufitare, duke mundësuar evidentimin e rregullt të personave dhe automjeteve.
Autoritetet kanë bërë të ditur se qytetarët mund të kontaktojnë QKMK-në për çdo informacion shtesë lidhur me qarkullimin në kufi, ndërsa situata është stabilizuar plotësisht.
