Lajme

“Nuk do të ketë më strehë”, Gërvalla vjen me paralajmërim pas miratimit të Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përshëndetur miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili u miratua sot në Kuvendin e Kosovës me 66 vota për.

Përmes një reagimi, Gërvalla ka theksuar se pasuria e pajustifikueshme nuk do të ketë më strehë te pushteti apo ndikimi i askujt, duke nënvizuar se ligji do të vlejë për të gjithë pa përjashtim, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

BYROJA SHTETËRORE po bëhet!

Me 66 vota për, Projektligji për Byronë Shtetërore për Procedurën e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme u miratua sot në lexim të dytë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Pasuria e pajustifikueshme nuk do të ketë më strehë te pushteti, ndikimi apo emri i askujt. Ligji duhet dhe do të vlejë për të gjithë, pa përjashtim. Sepse askush, bash askush, nuk qëndron mbi ligjin në Republikën tonë.

Të Ngjashme