Lajme

“Nuk dua të vesh antiplumb në daljet publike”, Trump: Nuk dua të dukem 10 kilogramë më i shëndoshë

Presidenti Donald Trump tha se nuk ka dëshirë të veshë jelek antiplumb në paraqitjet e ardhshme publike pas sulmit në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Ai madje ia atribuoi refuzimin e tij faktit se jeleku do ta bënte të dukej… më i shëndoshë!

“Nuk e di nëse më pëlqen të dukem 10 kilogramë më i shëndoshë”, u përgjigj ai në mënyrë karakteristike kur u pyet nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Ditët e fundit, mediat amerikane raportuan se ka “diskutime në zhvillim” në nivelet më të larta rreth mundësisë që “Presidenti Trump mund të duhet të fillojë të veshë një jelek antiplumb në paraqitjet e ardhshme publike”.

“Më është kërkuar. Është ndoshta diçka që dikush duhet ta marrë në konsideratë. Nga njëra anë, nuk dua ta bëj sepse është si t’i dorëzoheni të keqes. Kështu që nuk e di. Megjithatë, më është kërkuar”, tha presidenti amerikan.

Kujtohet se sulmi në Darkën e Korrespondentëve është përpjekja e tretë kundër Donald Trump në dy vitet e fundit, ku më i rëndi është dëmtimi në vesh nga të shtënat me armë zjarri në një tubim në Pensilvani në vitin 2024.

Të Ngjashme