Lajme

“Nuk ki çka kallxon pa t’rrejtë”, Gacaferi: Deputetët e LDK-së nuk do t’i jepnin nënshkrimet për Osmanin

Anëtari i subjektit politik Guxo, Luan Gacaferi, ka reaguar ashpër në lidhje me debatet rreth nënshkrimeve të deputetëve të LDK-së për kandidatin presidencial, duke sjellë akuza të drejtpërdrejta ndaj lidershipit të kësaj partie.

Duke iu referuar deklaratës së Kujtim Shalës, i cili ka theksuar se “nënshkrimet kanë qenë për kandidatin e LDK-së për president, jo për emrin e Vjosa Osmanit”, Gacaferi ka thënë se kjo vetëm sa e konfirmon atë që, sipas tij, është ditur më herët.

Sipas Gacaferit, ky zhvillim e ka dëmtuar LDK-në politikisht dhe ka ekspozuar, siç shprehet ai, mungesë të sinqeritetit në komunikimin publik.

Postim i plotë:

Kujtim Shala: “Nënshkrimet kanë qenë për kandidatin e LDK’së për president. Pra, jo për emrin e Vjosa Osmanit”

Unë e kam ditur gjithmonë se Lumiri është ka gënjen me ato nënshkrime, se ato kurr nuk kanë qenë për zonjën Osmani!

E kam ditur se Lumiri është ka gënjen edhe falë informacioneve të sakta qe i merrja nga vet njerzit e LDK’së, por edhe për faktin se zt. Shala, bashk me 6 deputet të tjerë të LDK’së, kurrë nuk do i jepnin nënshkrimet për zonjën Osmani!

Por rëndësi ka se rrena jo vetëm qe i doli për lendinë LDK’së, por edhe u vërtetua ajo thënja e famshme se rrena i ka komt e shkurta!

Nuk ki çka kallxon pa t’rrejtë LDK’ja

Të Ngjashme