Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër pas mbledhjes së Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), duke kritikuar diskutimet lidhur me çështjen e gjyqtarëve serbë të dorëhequr.
Në një postim publik, Gjinovci shprehet i habitur nga, sipas tij, përpjekjet e disa anëtarëve të KGJK-së për të relativizuar rikthimin e gjyqtarëve serbë në sistemin gjyqësor të Kosovës.
Ai pretendon se institucionet përgjegjëse kanë dështuar të veprojnë me kohë, duke mos i liruar formalisht nga detyra gjyqtarët serbë që kishin dhënë dorëheqje, gjë që sipas tij ka bërë që ata të vazhdojnë të përfitojnë paga për katër vjet.
Sipas Gjinovcit, në një shtet me institucione plotësisht funksionale dhe të pavarura, përgjegjësit për këtë situatë do të përballeshin me drejtësinë për mosveprim.
Ai shton se, po të ishte në pozitën e Ministrisë së Financave, do të kërkonte që humbjet financiare të shkaktuara ndaj Kosovës t’u zbriteshin në paga përgjegjësve.
Në fund të reagimit, Gjinovci akuzon disa pjesëmarrës në mbledhje se po përpiqen të rikthejnë në punë gjyqtarët serbë, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për ta rikthyer ndikimin e Serbisë në gjyqësorin e Kosovës.
Shkrimi i plotë:
E kqyra mledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Hala s’po muj me besu që ka njerëz që edhe në prani të mediave i mbrojshin njerëzit e Serbisë dhe kqyrshin me relativizu kthimin e tyne në gjyqësorin e Kosovës. Në fakt, këtu po të kishte shtet, pra prokurori e gjyqësor të pavarun, këta krejt kishin ne qenë në gjykim vet, sepse me mosveprimin e tyne kanë leju që gjyqtarët e dorëhequr serbë me marrë paga qe 4 vjet edhe pse të dorëhequn, sepse ky Këshill është dashtë formalisht me i liru nga detyra. Me kanë si Ministria e Financave kisha nisë me ua zbatu në pagë humbjet e Kosovës…
Ani qysh s’ju vike marre, disa prej tyne kqyrshin me i kthy në punë, me kthy Serbinë në Kosovë.
