Lajme

Numërohen 44% e votave, Lëvizja Vetëvendosje në epërsi të dukshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar publikimin e rezultateve të pjesshme nga procesi zgjedhor, ku deri në orën 20:35 janë numëruar 1,109 nga 2,498 vendvotime, që përbën 44.40% të totalit.

Sipas të dhënave të fundit, Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon të udhëheqë bindshëm procesin zgjedhor me 40.21% të votave, ose 124,429 vota të deritanishme.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka siguruar 20.52%, përkatësisht 63,515 vota, duke mbajtur një distancë të konsiderueshme nga kryesuesja.

Lidhja Demokratike e Kosovës mban vendin e tretë me 15.68% apo 48,527 vota, ndërsa Srpska Lista ka marrë 11.30%, që përkthehet në 34,957 vota.

Në vendin e pestë renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me 6.65% të votave, sipas rezultateve të deritanishme.

Të Ngjashme