Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e fundit parlamentare.
Sipas të dhënave të publikuara, deri më tani janë numëruar 90.87 për qind e votave.
Nga rezultatet aktuale, në Lëvizjen Vetëvendosje kryeson Albin Kurti me 218,736 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 171,749 vota, Albulena Haxhiu me 100,153 vota dhe Hekuran Murati me 86,878 vota.
Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), më i votuari është Bedri Hamza me 107,537 vota.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) kryeson Vjosa Osmani me 72,521 vota, ndërsa pas saj renditen Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili.
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), më i votuari është Ardian Gjini me 38,189 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj.
https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/
