Lajme

Numërohen mbi 41% e votave, ja renditja e partive

Sipas rezultateve të deritanishme nga numërimi i 1,042 nga gjithsej 2,498 vendvotime (41.71%), Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë bindshëm me 116,555 vota, ose 40.17% të votave të numëruara.

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 59,049 vota (20.35%), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 44,699 vota, apo 15.41%.

Në vendin e katërt është Lista Serbe me 34,102 vota (11.75%), ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 19,102 vota, që përbëjnë 6.58% të votave të numëruara deri më tani.

Procesi i numërimit të votave po vazhdon në të gjithë vendin, ndërsa rezultatet mbulojnë aktualisht 41.71% të totalit të vendvotimeve.

Sipas rezultateve të deritanishme, kandidatët më të votuar në partitë kryesore politike janë:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

Albin Kurti – 95,706 vota

Glauk Konjufca – 75,043 vota

Albulena Haxhiu – 43,309 vota

Hekuran Murati – 38,069 vota

Donika Gërvalla-Schwarz – 34,997 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Bedri Hamza – 47,492 vota

Përparim Gruda – 29,845 vota

Arian Tahiri – 25,869 vota

Uran Ismaili – 23,178 vota

Sala Jashari – 16,387 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Vjosa Osmani Sadriu – 30,272 vota

Lumir Abdixhiku – 27,506 vota

Doarsa Kica-Xhelili – 21,502 vota

Hykmete Bajrami – 17,012 vota

Avdullah Hoti – 15,586 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Ardian Gjini – 15,480 vota

Ramush Haradinaj – 13,977 vota

Daut Haradinaj – 10,670 vota

Besnik Tahiri – 9,299 vota

Bekë Berisha – 7,496 vota

Të Ngjashme