Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar publikimin e rezultateve të pjesshme nga procesi zgjedhor, ku deri në orën 22:00 janë numëruar 1,191 nga 2,498 vendvotime, që përbën 47,68% të totalit.
Sipas të dhënave të fundit, Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon të udhëheqë bindshëm procesin zgjedhor me 40.59%% të votave, ose 135,536vota të deritanishme, përcjell “Bota sot”.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka siguruar 20.59%, përkatësisht 68,757 vota, duke mbajtur një distancë të konsiderueshme nga kryesuesja.
Lidhja Demokratike e Kosovës mban vendin e tretë me 15.81% apo 52,803 vota, ndërsa Srpska Lista ka marrë 10.73%, që përkthehet në 35,821 vota.
Në vendin e pestë renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me 6.73% të votave, sipas rezultateve të deritanishme.
