Partia Demokratike mbledh pasditen e sotme Këshillin Kombëtar, ku në rend dite është zgjedhja e ekipit në ndihmë të kryetarit të partisë.
Sipas informacioneve, në garën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së do të jenë Flamur Noka dhe Saimir Korreshi.
Për postet e nënkryetarëve të Partisë Demokratike do të përballen Luciano Boçi dhe Belind Këlliçi, Erisa Bajazhi dhe Nikola Kedhi.
Ndërkohë mësohet edhe se Fjoralba Dizdari do të jetë në garë për postin e sekretares për integrim.
