Ndërsa një fustan nusërie mund të kushtojë mbi 1,700 euro, Gina Dodds arriti të dukej mahnitëse në ditën e saj të veçantë me një fustan që i kushtoi vetëm rreth 2 euro.
Gina dhe Jacob Dodds u martuan më 12 gusht, në një ceremoni ku kursimi dhe bamirësia ishin në qendër të vëmendjes. Çifti nga Chesteri i Anglisë u kërkoi të ftuarve të vishnin rroba të përdorura dhe të kontribuonin për bamirësi.
Edhe fustani i nusërisë dhe unaza e Ginës u blenë në një dyqan bamirësie, ndërsa paratë e mbledhura shkuan për kauza të rëndësishme.
Gina tregoi se fustanin e kishte zbuluar rastësisht në vitrinën e dyqanit, ku disa artikuj shiteshin për vetëm 2 paund, afërsisht 2.30 euro. Ajo nuk pati mundësi ta provonte, por kur e mori në shtëpi, i rrinte në mënyrë perfekte.
Për ta bërë dasmën edhe më të veçantë, ajo u kërkoi të ftuarve të blinin veshjet në dyqane bamirësie dhe të ruanin faturat, në mënyrë që të llogaritnin shumën e dhuruar së bashku.
Sipas Ginës, ideja u prit shumë mirë dhe frymëzoi edhe njerëzit që zakonisht nuk blinin rroba të përdorura. Ajo tha se ndihej e mrekullueshme me fustanin e saj dhe se ishte e lumtur që dita e dasmës kombinoi kursimin me ndihmën për të tjerët.
