Aktuale

“O hajdut, ku i ke lekët e startup-eve! Ky tha do vjedhim me stil”- Aktivisti Progni përplaset me ish-ministrin Shalsi! “Shpëtove sot, s’kam vezë me vete!”

Sot zhvillohej seanca e radhës plenare në parlament, teksa jashtë policia kishte vendosur gardh metalik rretheqark godinës, megjithëse nuk ishte paralajmëruar protestë nga Revolucioni i Flamingove.

Megjithatë, aktivisti Gent Progni shkoi para parlamentit dhe aty gjeti ish-ministrin dhe deputetin Eduard Shalsi me të cilin pati një debat të shkurtër.

Prgoni e akuzoi Shalsin si hajdut të fondeve të start-up, ndërsa deputeti i tha aktivistit se po turpëron mbiemrin.
Debati Shalsi-Progni:

Gent Progni: Shih hajduti sa i bukur

Shalsi: Nga cilët Progni je ti?!

Progni: Unë jam nga ata që nuk e kanë ul hundën kurrë

Shalsi: Nëse je nga ta që njoh unë. Ka ca Progni atje…

Progni: Jam nga ata që i dalin përballë hajdutave.

Shalsi: Ka ca Progni, po burra me 2 b.

Progni: Burra me katrorë. O hajdut po mashtrove atje nuk mashtro dot të gjithë ore. Ata Progni jam unë me katrore.

Shalsi: Nuk je nga ato ti. Ato janë burra.

Progni: Shpëtove sot se nuk kam vezë

Shalsi: Leje se nuk je nga ato, ti merresh me llafe. Nuk shajnë ata. Nuk bëjnë ato.

Progni: Hajdut! Po lekët e start up ku i ke

Shalsi: E ke turpëru atë mbiemër. I ke korit ato

Progni: Hajduti ja.

Të Ngjashme