Lajme

OBSH verifikon 190 sulme ndaj sistemit shëndetësorë në Liban brenda tre muajve

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë të martën se ka verifikuar 190 sulme në qendrat dhe personelin mjekësor përgjatë tre muajve të kaluar, duke paralajmëruar se sistemi mjekësorë i vendit është duke u përballur me presion në rritje gjersa dhuna është duke eskaluar.

Përfaqësuesi i Libanit në OBSH, Abdinasir Abubakar, tha për reporterët në Gjenevë se më shumë se 3,400 njerëz janë vrarë dhe afërsisht 10,400 të tjerë janë lënduar që nga përshkallëzimi i i fundit i sulmeve izraelite në fillim të marsit.

Sulmet në sistemin shëndetësorë kanë lënë të vrarë 128 punonjës shëndetësorë dhe kanë plagosur 332 të tjerë, tha ai, citon Anadolu.

“Këto sulme jo vetëm që vrasin dhe gjymtojnë njerëz, ato poashtu i privojnë njerëzit nga shërbimet mjekësore, atëherë kur u duhen më së shumti,” tha Abubakar.

Sipas tij, 17 spitale janë dëmtuar pjesërisht , ndërsa tre spitale dhe 42 qendra mjekësore primare qëndrojnë të mbyllura.

Ai gjithashtu theksoi një sulm ndaj Spitalit Jabal Amel që ndodhi të hënën dhe që ende po verifikohet.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka përditësuar të martën numrin e personave të plagosur gjatë këtij sulmi në 127 – përfshirë 39 punonjës shëndetësorë – pas një sulmi ajror izraelit pranë Spitalit Jabal Amel dje. Të paktën katër persona u vranë në sulm./teve1.info

Të Ngjashme