Oda Ekonomike Britanike në Kosovë ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme institucionale në sektorin e minierave, duke vlerësuar se zhvillimet e fundit kanë krijuar pasiguri ligjore dhe sfida serioze për industrinë.
Përmes një postimi në Facebook, Oda thekson se sektori minerar në Kosovë ka nevojë për rikthimin e sigurisë ligjore, forcimin e besimit të investitorëve dhe ruajtjen e kredibilitetit rregullator.
Sipas reagimit, çështjet e fundit që lidhen me funksionimin e Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) kanë ndikuar ndjeshëm në procedurat e licencimit, respektimin e afateve ligjore dhe në stabilitetin e përgjithshëm të klimës së investimeve në vend.
Oda Ekonomike Britanike vlerëson se vendimmarrja në kohë, trajtimi i barabartë i ndërmarrjeve private dhe publike, si dhe respektimi i plotë i kornizës ligjore janë thelbësore për të garantuar që Kosova të mbetet konkurruese dhe tërheqëse për investime ndërkombëtare në fushën e eksplorimit dhe zhvillimit minerar.
Në fund, theksohet se adresimi i këtyre çështjeve është i domosdoshëm për të ruajtur stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të sektorit strategjik të minierave në Kosovë.
