Operacion antidrogë po zhvillohet në Korçë. Sipas informacioneve, në fokus të operacionit është goditja e personave të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike.
Deri më tani, mësohet se në pranga ka rënë një person.
Gjatë kontrollit në mjet dhe në banesë, këtij të fundit i janë gjetur doza kokaine, shuma parash, armë të ftohta e fishekë.
Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa mësohet se po kryhen edhe kontrolle banesash për të dyshuar të tjerë.
Pritet komunikata zyrtare nga policia për detaje të tjera.
