Aktuale

Operacion i madh në vend, Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arreste për policë, zyrtarë e biznesmenë! Raportohet për dy të ndaluar

Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar prej orëve të para të mëngjesit në Sarandë dhe Ksamil, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Sarandës për ndërtimet pa leje.

Sipas informacioneve paraprake, Prokuroria ka lëshuar mbi dhjetëra urdhër-arreste për efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë, zyrtarë lokalë, si edhe biznesmenë e ndërtues që dyshohet se kanë pasur lidhje me aktivitetin e paligjshëm në zonat bregdetare.

Operacioni po zhvillohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Sarandës, ndërsa kontrollet janë shtrirë në disa banesa dhe ambiente biznesi.

Mësohet se janë ekzekutuar vetëm dy urdhër-arreste. Në pranga mësohet se kanë rënë një efektiv i Komisariatit të Sarandës dhe një biznesmen, identitetet e të cilëve nuk janë bërë ende publike nga autoritetet.

Ndërkohë, forcat e policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Të Ngjashme