Lajme

Operacion i përbashkët Kosovë – Austri kundër krimit ekonomik, kontrolle në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me autoritetet austriake, ka zhvilluar një operacion të përbashkët në kuadër të hetimeve për krim ekonomik.

Hetimet janë realizuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, bazuar në kërkesën e autoriteteve të Austrisë përmes Ndihmës Juridike Ndërkombëtare, ndaj dy personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale të kryera në Vjenë.

Më 5 maj 2026, policia ka kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme në Fushë Kosovë, ku kanë marrë pjesë edhe hetues nga Austria.

Sipas Policisë, rasti mbetet nën hetim për identifikimin e pasurisë së mundshme të përfituar nga aktivitetet kriminale, ndërsa operacioni vlerësohet si dëshmi e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit ekonomik.

Të Ngjashme