Lajme

“Opozita është në rënie të lirë…”, Gacaferi publikon videon e Kurtit: Konstatimi më i saktë që kam dëgjuar ndonjëherë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar ashpër opozitën gjatë fjalimit të tij të fundit në Kuvend, pak minuta para shpërndarjes së institucionit.

Kurti deklaroi se opozita kërkon zgjedhje, por jo përgjegjësi dhe pushtet, duke e cilësuar atë si të vjetruar në qasje dhe pa reflektim nga humbjet e njëpasnjëshme elektorale.

Ndërkohë, anëtari i Guxo, Luan Gacaferi, publikoi një video nga fjalimi, duke e cilësuar deklaratën e Kurtit si një nga më të saktat që ka dëgjuar.

“Natën e mirë më këtë konstatim me të saktë qe kam ndëgjuar ndonjëherë” – shkruan Gacaferi

Për të pasur presidentet të re, duhet të ketë opozitë të re. Opozita është e vjetër, kjo opozitë mundet me sjell ndonjë fytyrë të re, por zanatin e karakterin e ka vjetër, prandaj janë edhe në rënie të lirë, janë duke rënë vazhdimisht nëpër cikle elektorale, sa ma shumë që mbahen zgjedhje aq më poshtë po shkojnë dhe asnjë mësim nuk po e nxjerrin, për besë do të ishin qesharak sikur të mos ishin të gjorë – kjo do të ishte një komedi e bukur….”, ka thënë Kurtin mes tjerash gjatë fjalimit në kuvend.

Të Ngjashme