Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Organizohet marsh në solidaritet me popullin palestinez

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon marsh në solidaritet me popullin palestinez.

Marshi fillon prej orës 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

“Ne ngrihemi në këmbë dhe thërrasim në solidaritet dhe mobilizim ndërkombëtar për ta kundërshtuar dhe ndalur luftën ndaj palestinezëve. Njëherit, duke denoncuar qëndrimet zyrtare të shtetit të Kosovës si pozicione pro-gjenocidale, ne kërkojmë përgjegjësi dhe ndryshim të kursit politik shtetëror. Duke e njohur fuqinë transformuese të organizimit, solidaritetit dhe ligjërimit publik, ne thërrasim në mobilizim gjithëpopullor dhe pozicionim të drejtë, të shtunën dhe përherë!”, thuhet në njoftim.