Lajme

Osmani reagon ashpër: Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës e arrestojnë

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër në lidhje me rastin e raportuar sot nga Sinjali, duke kritikuar rëndë qasjen e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë në vend.

Përmes një reagimi të drejtpërdrejtë, Osmani ka ngritur zërin për dështimin e shtetit në mbrojtjen e jetës së qytetarëve, teksa ka ironizuar me veprimet e organeve kompetente në raste të tjera.

Ajo e ka cilësuar këtë situatë si “drejtësi të përmbysur” dhe “logjikë mesjetare”, duke theksuar se kur institucionet dinë të mbrojnë kullotën, por jo jetën e njeriut, shoqëria ka prekur fundin.

Reagimi i plotë i Vjosa Osmanit:

“Arlindën e lanë në duart e vdekjes. Pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë!

Kjo është logjika e tyre. Viktima pa mbrojtje. Lopa me pronar në pranga!

Logjikë mesjetare. Drejtësi e përmbysur!

Kur institucionet dinë të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut, kemi prekur fundin.”

Të Ngjashme