Lajme

Presidentja Shiroka Pula ndoqi nga afër ndeshjen Kosovë–Izrael

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka ndjekur nga afër në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Izraelit, e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila përfundoi me rezultat të barabartë.

Pas përfundimit të takimit, presidentja ka vlerësuar paraqitjen dhe përkushtimin e futbollistëve, duke i falënderuar për emocionet që i dhuruan publikut dhe për angazhimin në përfaqësimin e vendit.

“Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat.

Vazhdoni të punoni me të njëjtin përkushtim dhe besim. Përpara Kosovë!”, thuhet në mesazhin e Shiroka Pulës.

Image
Image

Të Ngjashme