Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani: Vendosmëria për anëtarësim në NATO, mbetet e palëkundur

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, ka thënë se e ka përsëritur përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO.

Osmani shtoi se vendosmëria për t’u anëtarësuar në NATO mbetet e palëkundur për Kosovën.

Postimi i plotë:

“Në selinë qendrore të NATO-s, në takim me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, përsërita përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO.
Vendosmëria jonë për të kontribuar krahas aleatëve tanë për siguri dhe paqe afatgjate, në rajon e kudo në botë, mbetet e palëkundur!”, ka shkruar Osmani.