Gazetari Vullnet Krasniqi në një postim të tij në Facebook ka kritikuar OVL-UÇK-në, duke thënë se e kërkuan votën në emër të UÇK-së, por asnjëherë nuk thanë mos e përdorni UÇK-në për vota.
Ai thotë se UÇK-në e përdori lloj-lloj hajni e nuk thanë mos e kriminalizoni UÇK-në.
Por kur u përdor në Shqipëri, thanë mos e përdorni.
Postimi i plotë:
Na e kërkuan votën në emër të UÇK-së, OVL-ja asnjëherë nuk doli me thënë: mos e përdorni UÇK-në për vota.
E përdorën stemën e UÇK-së nëpër tubime politike, si me qenë pronë e tyre, OVL-ja kurrë nuk doli të thotë: mos e përdorni flamurin për parti.
E përdorën UÇK-në lloj-lloj hajni e mafiozi, OVL-ja kurrë nuk doli me thënë: mos e kriminalizoni UÇK-në.
E përdori kryetari i kësaj OVL-je UÇK-në edhe për me marrë rrogë pa punuar hiç, kush nuk u çua me i thënë diçka.
E panë flamurin e UÇK-së në Tiranë, duke e mbajtur shqiptarët që bërtasin: “Shqipëria e shqiptarëve”, doli OVL-ja dhe tha: mos e përdorni flamurin e UÇK-së.
Shqiptarë që jeni në Shqipëri duke protestuar, mos e merrni seriozisht kërkesën e OVL-së, sonte përdoreni flamurin edhe më shumë.
OVL-ja nuk përfaqëson asgjë më shumë sesa politikën e PDK-së, partisë që ka abuzuar dhe vazhdon të abuzojë me UÇK-në.
