Lajme

Pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë këtë të diel

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas Ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

“Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët.

Si dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme