Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me Eric Usher, udhëheqës i Iniciativës Financiare të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP FI), në kuadër të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP31), shkruan “Bota sot”.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka njoftuar Usherin për punën e ministrisë në fushën e ndryshimeve klimatike dhe prioritetet kryesore të Kosovës.
Ajo ka theksuar se, ndonëse Kosova ende nuk ka qasje në fondet klimatike të Kombeve të Bashkuara, bashkëpunimi me UNEP FI është i rëndësishëm për mobilizimin e financimit nga sektori privat.
Postim i plotë:
Në kuadër të COP31, u takova me z. Eric Usher, Udhëheqës i Iniciativës Financiare të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP FI).
Gjatë takimit e njoftova për punën e Ministrisë në fushën e ndryshimeve klimatike dhe prioritetet tona kryesore. Theksova se, ndonëse Kosova ende nuk ka qasje në fondet klimatike të OKB-së, bashkëpunimi me UNEP FI është i një rëndësie të veçantë për të na ndihmuar në mobilizimin e financimit nga sektori privat dhe në integrimin e praktikave të qëndrueshme në sistemin tonë financiar.
Gjithashtu, prezantova Portofolin e Investimeve të Gjelbra të Kosovës, i cili përfshin projekte konkrete në fushën e menaxhimit të mbeturinave, ujërave dhe mbrojtjes së natyrës, duke theksuar angazhimin tonë për të tërhequr investime të qëndrueshme dhe partneritete strategjike
