Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pamje kur pjesëtarët e KFOR-it i shtojnë telat me gjemba para Komunës në Leposaviq

 
   

KFOR-i i ka shtuar masat e sigurisë në Leposaviq, ndërsa tensionet në veri kanë hyrë në ditën e tretë.

Media raportoi më herët se sot në Leposaviq janë mbledhur një numër më i madh i serbëve.

Kësisoj, KFOR-i i ka përforcuar edhe masat mbrojtëse përreth objektit të komunës, duke vendosur dy rende telash me gjemba një mbi një.

Para protestuesve qëndrojnë telat rrethorë me gjemba, e më pas pjesëtarët e KFOR-it me pajisjet e tyre.

Mediumi serb në Kosovë, Kossev, ka publikuar një video nga momenti kur pjesëtarët e KFOR-it i vendosin telat rrethorë me gjemba.