Lajme

Pamje nga banesa e serbit të arrestuar në Fushë-Kosovë

Në lagjen “28 Nëntori” në Fushë-Kosovë, të mërkurën është arrestuar një person nga komuniteti serb, pasi dyshohet se kishte kërcënuar banorët e lagjes se do t’i hidhte në erë.

Arrestimi i tij u bë pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës, ndërsa rasti ka shkaktuar shqetësim në mesin e banorëve të zonës.

Gazetarja Sara Shehu ka thënë se sipas banorëve të lagjes, personi i arrestuar dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike. Megjithatë, ky pretendim nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Ndërkohë, më poshtë gjeni pamjet nga banesa ku qëndronte i dyshuari para arrestimit.

Të Ngjashme