Lajme

Pamje nga tentim-vrasja në Istog ku u përfshinë tre të mitur

Në Istog ka ndodhur një rast i tentim-vrasjes ku fillimisht disa të mitur janë përfshirë në një përleshje, e cila më pas dyshohet se ka eskaluar me përdorim të mjetit të mprehtë.

Nga pamjet e publikuara nga “Istogu Sot” shihet se përleshja mes të miturve në Istog ndodhi në mes të tregut, ku njëri prej tyre godet tjetrin edhe pasi ai ishte i shtrirë në tokë.

Tre persona janë lënduar, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në QKUK në gjendje kritike.

Sipas informacioneve, të përfshirë janë të moshës 12, 13 dhe 14 vjeç, ndërsa motivi i rastit ende nuk dihet dhe nuk ka të arrestuar.

Vrasje në tentativë në Istog, i mituri në gjendje kritike 

Të Ngjashme