Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pamje rrënqethëse mes tyre dhe një vajzë / Masakra me 6 të vrarë në Greqi! Dalin fotot e viktimave brenda mjetit

Gjashtë persona janë ekzekutuar sot, 11 shtator, në Greqi me armë zjarri, ndërsa deri më tani është raportuar se viktimat janë me origjinë shqiptare.

Sipas raportimeve nga News24, mësohet se policia shqiptare është në komunikim me palën greke, për të bashkëpunuar dhe marrë më tepër informacion rreth kësaj masakre të ndodhur pasditen e të hënës.

Mediat greke kanë ndarë pamje nga vendi ngjarjes, ku vihen re makina e qëlluar me plumba, ndërsa pesë persona pa jetë në automjet dhe një tjetër jashtë makinës.

Ndërkohë forca të shumta policie janë angazhuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.