Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Paralajmërimi i ish-kryeministrit për padi ndaj deputetit gjerman/ “E papranueshme!”, nënkryetari i PD shpërthen ashpër ndaj Berishës: Këto sulme i ulin kokën çdo …

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, në një deklaratë për mediat foli për paralajmërimin për padi nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj deputetit gjerman të CDU/CSU, Gunther Krichbaum.

Çollaku u shpreh se Krichbaum është fyer dhe është baltosur për herë të dytë në Shqipëri, këtë herë nga ish-kryeministri, ndërsa shtoi se kjo është e papranueshme dhe se i ul kokën çdo demokrati.

Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit. Krichbaum është sulmuar, fyer, baltores nga Sali Berisha, dy herë është fyer ai në Tiranë, më parë nga Rama.

Krichbaum është mik i PD dhe ka qenë një nga zërat më të fortë të denoncimeve. Kjo për ne është e papranueshme, ne e refuzojmë këtë gjuhë. CDU/CSU mbetet një partner i jashtëzakonshëm i DP-së.

PD është krenare që ka një aleat të tillë. Këto sulme i ulin kokën çdo demokrati. PD mbetet e palëkundur.

PD do i ruajë të paanësuar këto marrëdhënie, u shpreh Çollaku.