Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius.
Ato maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 22 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë
