Ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash, të cilat pritet të shoqërohem me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Në intervale afatshkurtra në jug e lindje shtrëngata të izoluara.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri ën 22 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 6 gradë celcius.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor verilindje–lindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 13 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
