Aktuale

Parashikohet shkrirja e 15 bashkive, harta e re territoriale do miratohet në Parlament në 8 tetor

Harta e re territoriale me 46 bashki do të miratohet në parlament në datën 8 tetor.

Kuvendi ka përcaktuar kalendarin e miratimit të reformës territoriale sipas të cilit diskutimi i hartës nis tek Komisioni i Ligjeve të mërkurën dhe në datën 8 tetor në seancë plenare.

Harta e propozuar nga socialistët parashikon shkrirjen e 15 bashkive; Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas.

Kjo hartë është kundërshtuar nga opozita por edhe nga shumica e banorëve që jetojnë ne bashkitë që shkrihen.

Të Ngjashme