Deputetja Mimoza Kusari ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit, duke theksuar se pavarësisht mandatit të shkurtër, ky ka qenë një fillim i rëndësishëm i një faze të re politike në vend.
Ajo ka vlerësuar se proceset institucionale janë zhvilluar sipas rrethanave dhe vullnetit politik të shumicës, edhe në një periudhë të vështirë për stabilitetin institucional, përcjell “Bota sot”.
Në reagimin e saj, Kusari ka dërguar gjithashtu një mesazh të drejtpërdrejtë politik, duke nënvizuar se pas kërkesave për zgjedhje, tani zgjedhjet do të mbahen.
Kjo, sipas saj, tregon se zgjidhja e situatave politike në fund vjen përmes votës së qytetarëve dhe proceseve demokratike.
Postimi i plotë
Kohë e shkurtër, me mandat të plotë, por ishte një fillim i mbarë i një mandati të ri.
Zgjedhje deshën, zgjedhje do të kemi!
