Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës për zgjedhjen e presidentit.
Kështu bëjnë të ditur burime brenda kësaj partie.
Deputetët e PDK-së nuk kanë marrë pjesë as mbrëmë kur kishte filluar kjo seancë.
Lidhur me pjesëmarrjen mbrëmë u deklarua edhe kreu i PDK-së Bedri Hamza, i cili tha se nuk janë plotësuar kushtet për vazhdimin e seancës.
