Lajme

Pensionohet Valdete Daka

Është pensionuar nga detyra e gjyqtarës Valdete Daka.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Pas një karriere të gjatë, mbi 30-vjeçare në sistemin gjyqësor, prej të cilave 16 vite në Gjykatën Supreme, gjyqtarja Valdete Daka ka arritur moshën e pensionimit.

Njoftimi i plotë:

Kryetari Rexhepi ndan mirënjohje për gjyqtaren Valdete Daka, me rastin e pensionimit

Pas një karriere të gjatë, mbi 30-vjeçare në sistemin gjyqësor, prej të cilave 16 vite në Gjykatën Supreme, gjyqtarja Valdete Daka ka arritur moshën e pensionimit.

Me këtë rast, Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, në emër të institucionit që udhëheq, i ndau një mirënjohje gjyqtares Daka si shenjë falënderimi dhe respekti për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e saj ndër vite, në shërbim të drejtësisë, veçanërisht në Gjykatën Supreme.

Në ceremoninë përshëndetëse, gjyqtarja Daka është nderuar me mirënjohje edhe nga zv/kryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku, e cila vlerësoi lart angazhimin dhe kontributin profesional të gjyqtares Daka, duke e falënderuar për bashkëpunimin korrekt dhe të vazhdueshëm ndër vite.

Kontributi i gjyqtares Valdete Daka mbetet i rëndësishëm për zhvillimin dhe forcimin e sistemit të drejtësisë në vend.

Të Ngjashme