Lajme

Për rastin e Arlindës duhet të japë dorëheqje Sveçla, jo Gërvalla

Ramabaja foli të enjten në mbrëmje në emisionin “Debat Plus”. Sipas tij, Gërvalla e drejton Ministrinë e Drejtësisë prej pak kohësh, ndërsa Sveçla është prej vitesh në krye të Ministrisë së Brendshme dhe të strukturave që varen prej saj, përfshirë Policinë.

Ai tha se rasti i Arlindës tregon se “zinxhiri komandues dështon total”. Sipas tij, kjo nuk ndodh vetëm në Pejë. Si shembull përmendi problemet e ngjashme në Mitrovicë.

Qëndrimi i Ramabajës bie në një kohë kur protestuesit në Prishtinë dhe në qytete të tjera kërkojnë dorëheqjen e të dy ministrave, si edhe të drejtorit të Policisë. Me të njëjtën kërkesë kanë dalë edhe partitë opozitare.

Deri tani janë pezulluar 11 zyrtarë policorë në Pejë, përfshirë drejtues komandues dhe hetues. Këshilli Prokurorial ka suspenduar kryeprokuroren e Pejës dhe prokuroren e rastit. Sipas gjetjeve paraprake të Inspektoratit Policor, urdhri mbrojtës i 16 tetorit u zbatua gjashtë ditë me vonesë.

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar raportet e dy ministrive. Gërvalla dhe Sveçla mbajnë sot në orën 09:00 konferencë të përbashkët për media.

Të Ngjashme