Lajme

Për tetë muaj Shqipëria arkëtoi 6.1 miliardë euro në buxhetin e saj

Të ardhurat në buxhetin e Shqipërisë gjatë periudhës janar-gusht 2026 arritën në 557.6 miliardë lekë, ose rreth 6.09 miliardë euro.

Sipas Ministrisë së Financave, ato u rritën me 11.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Plani vjetor u realizua në nivelin 100.1%, raporton ATSH, transmeton KosovaPress,

Krahasuar me 8-mujorin e vitit 2025, rritja ishte rreth 58.5 miliardë lekë (rreth 639.4 milionë euro).

Kontributin kryesor e dhanë Tatimet dhe Doganat, të cilat mblodhën 356.5 miliardë lekë (rreth 3.90 miliardë euro). Kjo paraqet rritje prej 25.1 miliardë lekësh (rreth 274.3 milionë euro).

Vetëm Administrata Tatimore siguroi rreth 2.1 miliardë euro, duke shënuar rritje prej 10.5%.

Brenda kësaj kategorie, të ardhurat neto nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar arritën në 56.8 miliardë lekë (rreth 620.8 milionë euro). Krahasuar me vitin e kaluar, ato u rritën me 24.2%.

Rritje u regjistrua edhe te tatimi mbi të ardhurat personale. Nga ky burim u mblodhën 65.5 miliardë lekë (rreth 715.9 milionë euro) ose 15.5% më shumë.

Ndërkohë, fondet speciale, ku përfshihen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, sollën 134.1 miliardë lekë (rreth 1.47 miliard euro). Krahasuar me vitin e kaluar, ato u rritën me 13.4%.

Administrata Doganore mblodhi 165 miliardë lekë (rreth 1.80 miliard euro). Kjo ishte rreth 75.4 milionë euro, më shumë se një vit më parë.

Nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në import u mblodhën rreth 1.19 miliard euro ndërsa akciza solli rreth 527.9 milionë euro.

Në anën tjetër, shpenzimet e përgjithshme publike arritën në 496 miliardë lekë (rreth 5.42 miliardë euro). Ato u rritën me 8.2% krahasuar me 8-mujorin e vitit 2025.

E shprehur në vlerë, rritja e shpenzimeve ishte 37.5 miliardë lekë, ose rreth 409.9 milionë euro.

Shpenzimet kapitale arritën në 56.7 miliardë lekë (rreth 619.7 milionë euro) duke u rritur me 12.2%.

Në të njëjtën kohë, shpenzimet për funksionimin e pëditshem të shtetit, të njohura si shpenzime korente arritën në 439.3 miliardë lekë (rreth 4.80 miliardë euro) me rritje prej 7.7%.

Si rezultat, diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve ishte pozitive në rreth 61.6 miliardë lekë, ose 673.3 milionë

Të Ngjashme