Bashkimi Demokratik për Integrim (BD). Dega në Çair të Maqedonisë së Veriut dënon ashpër përdhosjen e muraleve me figurën e Adem Jasharit, Komandant Telit, emblemën e UÇK-së dhe simbolet e tjera të luftës së shqiptarëve.
Në reagim thuhet se akti bëhet edhe më i rëndë për shkak të momentit kur ka ndodhur: pikërisht në përvjetorin e masakrës ku ra Komandant Teli.
“Nuk mund të mos shqetësohemi për atmosferën që po krijohet në vend. Një pushtet i nënshtruar politikisht ka krijuar terren ku elementet radikale nacionaliste ndihen gjithnjë e më të inkurajuara të provokojnë shqiptarët, të prekin gjuhën e tyre, simbolet dhe tani edhe figurat e dëshmorëve”, thuhet në reagim.
“Dje u hoq gjuha shqipe nga tabelat shtetërore në Tabanoc. Sot përdhoset Adem Jashari, Komandant Teli dhe emblema e UÇK-së në Çair”, shkruhet tutje në reagim.
“Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme që urgjentisht të identifikojë autorët, të sqarojë motivet dhe t’i nxjerrë para përgjegjësisë. Presim reagim institucional, jo heshtje”, përfundon reagimi i BDI-së.
