Lajme

Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri

Tre persona janë shoqëruar nga policia pas tensioneve të regjistruara këtë të premte gjatë protestës së opozitës në Tiranë.

Sipas mediave në Shqipëri, gjithçka nisi kur startoi marshimi drejt Ministrisë së Brendshme, ndërsa destinacioni i marshimit nuk u arrit pasi policia krijoi një kordon duke ndaluar protestuesit të cilët bënë thirrje që të vijojnë planet e tyre siç ishte njoftuar.

Kjo solli përplasje dhe hedhje molotovi dhe fishekzjarrësh nga protestuesit drejt policisë, kurse policia disa herë u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë.

Gjithashtu pati përplasje pasi protestuesit tentuan të çanin kordonin por pa sukses.

Pak para përfundimit të orarit zyrtar të njoftuar të marshimit, protestuesit u nisën drejt selisë së PD.

Protesta u shpall e mbyllur.

Të Ngjashme