Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përfundon takimi 2 orësh mes Kurtit dhe Lajçakut

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe emisarit special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Takimi ka zgjatur më shumë se dy orë, ku Lajçak shkoi tek Kurti menjëherë pas takimit që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Ky takim vjen si përpjekje për shtensionimin e situatës në veri të vendit, ndërsa pritet që menjëherë pas takimit, Lajçak t’iu adresohet mediave.