Lajme

Përmbledhje nga deklarata e Abdixhikut në konferencë

Pas shpërndarjes së legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se Vjosa Osmanin nuk e shohin si kuorum për presidente, por si presidente të denjë për Kosovën.

Ai u shpreh i bindur se populli i Kosovës e do Osmanin si shefe të vendit, ndërsa për një bashkëpunim në këtë drejtim kreu i LDK tha se do të flasim posa të kenë diçka konkrete.

Abdixhiku: Populli i Kosovë do ta dojë Vjosa Osmanin për presidente

Vjosën nuk e deshën nuk e votuan besoj se populli i Kosovës do të ketë mendim ndryshe për këtë çështje, LDK do të udhëheqë procesin përgatitor për zgjedhjet e ardhshme do të votojmë me një listë të shkëlqyshme…..Për këtë çështje besoj shumë shpejt do të flasim sapo të kemi diçka konkrete por jam i bindur se meqenëse Kurti nuk e donte Vjosa Osmanin për presidente, populli i Kosovës do ta dojë dhe populli i Kosovës do të vendos se a e dëshiron Vjosa Osmanin për presidente, po mos ta donte LDK nuk do ta propozonte si emër”, tha ai.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se Vjosa Osmanin e shohin si presidente të denjë të Kosovës, por votat për të nuk i pati Vetëvendosja.

Abdixhiku: Vjosa Osmanin e shohim si presidente të denjë e Kosovës

Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum për presidenten që tashmë i kishte votat e tyre e shohim më shumë se keq si presidente të denjt të Kosovës por këto vota nuk u dhanë nga Lëvizja Vetëvendosje.sonte ndër të tjerash u pa një keqpërdorim i Kuvendit në mënyrën se si u udhëheqë ky proces me një monolog një partiak dhe me një gjuhë të çoroditur gjatë gjithë ditës”,tha ai.

Kreu i LDK-së deklaroi se partia që udhëheqë ai nuk mund të jetë makineri votuese për ambiciet e Albin Kurtit.

Abdixhiku: LDK nuk mund të jetë makineri votuese për ambiciet e Albin Kurtit

“LDK nuk mund të jetë makineri votuese për ambiciet e Albin Kurtit. Me 15 deputetë nuk mund t’i japim diçka Albin Kurtit që nuk i ka dhënë as populli i Kosovës”, deklaroi ai.

Për një bashkëpunim të mundshëm me Lëvizjes Vetëvendosje, Abdixhiku tha se me gjuhën e sotme politike veç një gjë është e qartë “ ra ky mort e u pamë“.

Abdixhiku: Ra ky mort e u pamë

Me gjuhën e sotme politike veç një gjë është e qartë në shqip i thonë ra ky mort e i pamë e për Kosovën ky mort ka ekzistuar tash e sa kohë fakteqësisht duhet t’i shohim edhe njëherë për të kuptuar sa i vështirë është ky bashkëpunim si mund të bashkëpunosh me dikë që hedh helm dhe vrerë kundër partive politike për arsye se i do të gjitha pozita për vete”, deklaroi ai. 

Të Ngjashme