Policia e Gramshit, ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi akuzohet për përndjekje. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciae A.Ç, i cili akuzohet se ka përndjekur një 13-vjeçare.
Familjarët e të miturës kanë bërë denoncimin në polici, dhe 50-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtjeshme proceduriale.
“Komisariati i Policisë Gramsh, arrestoi në flagrancë shtetasin A. Ç., 50-vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka përndjekur një 13-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.