Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përplasen dy mjete në tunelin e Kalimashit, dy persona përfundojnë në spital

Përplasen dy mjete në tunelin e Kalimashit. Dy pasagjerë në spital.

‘Në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen M. T, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K.

Dy pasagjerët, shtetasit D.T. dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë.

Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit’, njofton policia.