Lajme

Përplasen dy varka me turistë në Liqenin e Komanit, 5 të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të dëmtuar pas përplasjes së dy mjeteve lundruese në Liqenin e Komanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, teksa dy varkat, të cilat kryenin itinerarin Koman–Lumi i Shalës, dyshohet se janë përplasur aksidentalisht.

Si pasojë e përplasjes, pesë shtetas kanë pësuar dëmtime, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në dy mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime.

Pas ngjarjes, të gjithë personat që ndodheshin në varka janë nxjerrë në kalatën e Komanit me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.

/rtsh.al/

Të Ngjashme