Ka nisur me tensione protesta e katërt në Tiranë kundër ndërtimeve në Zvërnec.
Qytetarët u nisën drejt Kryeministrisë, ashtu si në ditët që lamë pas, por u hasën me kordonin e forcave policore i cili është vendosur në të dy krahët e Lanës.
Duhet theksuar se sot do të luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, dhe për këtë arsye protestuesit nuk do të lejohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pikërisht prej këtij kufizimi, kanë nisur përplasjet mes qytetarëve dhe forcave të policisë.
“O sa turp me qenë polic”, “Hapeni rrugën” – janë disa nga thirrjet e protestuesve, ndërsa po tentohet me çdo kusht zhbllokimi i rrugës.
Ndërkohë, Policia po hedh ujë me presion për të shpërndarë turmën./tvklan/
